Home / Bota / Amerika / Kanada, rrëzohet një avion privat, vdes ish-ministri dhe 6 persona të tjerë

Kanada, rrëzohet një avion privat, vdes ish-ministri dhe 6 persona të tjerë

Shtatë persona kanë mbetur të vdekur nga rrëzimi i një avioni të vogël në një ishull në brigjet lindore të Kebekut, Kanada.

Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se avioni është rrëzuar kur po i afrohej aeroportit “Iles-de-la-Madeleine”. Moti i keq me erëra të forta dhe dëborë duket se është shkaku kryesor i këtij aksidenti ajror me pasojë 7 të vdekur.

Televizioni lokal TVA raportoi se mes viktimave është edhe ish-ministri i Transporteve Jean Lapierre, i cili ka punuar edhe si analist politik për CTV dhe mediave të tjera kanadeze.

Leave a Reply

%d bloggers like this: