Te ndryshme

Futbollisti shqiptar, Shkodran Mustafi, mirëpritet në Kosovë

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Mustafi, pjesëtar i kombëtares së Gjermanisë, fituese e titullit kampione bote në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, mbajtur në qershor dhe korrik të këtij viti u mirëprit sot në Kosovë në takim nga Presidentja Atifete Jahjaga dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi.

Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga priti në një takim futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Mustafi
Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga priti në një takim futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Mustafi

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, postoi në Facebook fotografi nga takimi, ku shihet se Mustafa i ka dhuruar një fanellë të skuadrës gjermane.
Edhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi e uroi Mustafin për suksesin e madh të arritur, duke u bërë shqiptari i parë që fiton titullin e kampionit të botës në futboll. Ai tha se Mustafi dhe gjithë futbollistët tjerë shqiptarë që luajtën në Brazil kanë bërë krenar gjithë popullin shqiptar.
Futbollisti Shkodran Mustafi u shpreh i nderuar që gjithë shqiptarët në mbarë botën e kanë përkrahur dhe i janë gëzuar suksesit të tij. Ai tha se ky sukses i tij është edhe një dedikim për popullin e tij./

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosoves Memli Krasniqi ka pritur në një takim futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Mustafi
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosoves Memli Krasniqi ka pritur në një takim futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Shkodran Mustafi

Related Articles

Nje koment

  1. ky katnari nga kosova nuk e ven flamurin shqiptar aty afer ;; apo eshte turk i qelbet ;;;fshatari ;;;minister i kultures ;;; ai as qe nuk e njeh historine e shqitareve ;;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button