Maqedonia

Vitin e ardhshëm do të hapet Ambasada e Japonisë në Shkup

Në janar të viti 2017 do të hapet Ambasada e Japonisë në Republikën e Maqedonisë me seli në Shkup, lajmëroi sot Ministria e punëve të jashtme (MPJ), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo është bërë e ditur në takimin e sotëm të ministrit të punëve të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikola Poposki me ambasadorin e Japonisë për Republikën e Maqedonisë me seli në Vjenë, Makoto Taketoshi.

Gjatë dorëzimit të letrës në të cilën paralajmërohet hapja zyrtare e ambasadës japoneze në Shkup, ministri Poposki shprehu falënderim për vendimin e Qeverisë së Japonisë me të cilin e  zgjodhi pikërisht këtë shtet si lokacion për zgjerimin e rrjetit diplomatik japonezKy vendim i vërteton marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe midis Republikës së Maqedonisë dhe Japonisë, dhe është rezultat i punës shumëvjeçare të MPJ të RM e cila nisi me vendimin e Qeverisë së RM për hapje të ambasadës në Tokio në vitin 2009, vazhdoi me hapjen zyrtare të Ambasadës në maj të vitit 2013 dhe me dërgimin e ambasadorit të parë rezident të RM në Japoni në vitin 2014. Ky hap do ti përmirësojë dukshëm marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe do të jep shtytje të fuqishme për bashkëpunimin ekonomik në të ardhmen – ka theksuar Poposki.

Poposki u falënderua edhe për ndihmën humanitare prej mbi 4,5 milionë euro që Japonia e ka dhuruar deri më tani për menaxhimin me krizën e emigrantëve në Maqedoni.

Krahas takimit me MPJ Poposki, ambasadori japonez Taketoshi realizoi edhe një ligjëratë para diplomatëve të Maqedonisë në suaza të Akademisë diplomatike. Me temë: „Një epokë e re në marrëdhëniet maqedonase-japoneze“.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button