Home / Keshilla / Gjithçka duhet të dini për shqetësimet që sjell kjo stinë

Gjithçka duhet të dini për shqetësimet që sjell kjo stinë

“E keqja” pranverore – Si çdo vit, pranvera sjell edhe “të këqijat” e saj. Ne po ju japim një informacion të përgjithshëm mbi lodhjen fizike dhe mendore të kësaj stine

Me ardhjen e pranverës, vijnë edhe ditët e bukura me diell, si dhe mundësia e shëtitjeve me njeriun e zemrës apo miqtë gjatë ditëve të pushimit. Por vetëm kaq mund të sjellë kjo stinë? Në fakt, jo vetëm kaq, pasi me fillimin e saj vjen edhe e ashtuquajtura “e keqja e pranverës” që, përveç alergjive, sjell edhe lodhje, mungesë përqendrimi, humor të keq, ankth dhe agresivitet. Pra ndërrimi i stinëve na bën të ndihemi jopozitivë. Sipas ekspertëve, bëhet fjalë për një problematikë që prek në masë të madhe gratë, gjashtë herë më shumë se burrat. Bëhet fjalë për shqetësime, të cilat lidhen me cilësinë e dritës, “që shkakton ndryshime në nivelet cerebrale apo në tru”. Vështirësitë më të shumta hasen gjatë periudhës vjeshtë-dimër dhe dimër-pranverë, ndërsa kjo e fundit ka një efekt më shqetësues te njeriu. “Bëhet fjalë për shqetësime që në realitet na demonstrojnë se sa të lidhur jemi ne me ritmet e natyrës, më shumë nga se e mendojmë. Nëse në pranverë bimët janë në tranzicion, praktikisht kështu jemi edhe ne”, shpjegojnë ekspertët. Pranvera provokon siklet edhe tek ai 10 për qind i popullsisë që vuan nga çrregullimet e humorit. 40 për qind vuan në mënyrë të veçantë nga “hapat” sezonalë, me manifestime që konsiderohen një përkeqësim. Pa harruar alergjitë, veçanërisht ato që vijnë nga poleni dhe nga lulet, që shkatërrojnë ditët e miliona njerëzve, duke provokuar shqetësime serioze. Ndotja e ajrit padyshim që nuk ndihmon në këtë çështje, përkundrazi e përkeqëson edhe më shumë situatën. Çfarë duhet bërë? Duhet të prisni që organizmi të përshtatet me ndryshimet, por në të njëjtën kohë duhet të viheni në veprim edhe me disa trajtime farmakologjike në bazë të shenjave që keni. Nuk duhet të harroni të bëni edhe ushtrimet sportive, për të forcuar jo vetëm muskujt, por edhe mendjen. Një vrap i lehtë në mes të natyrës, ndonjë ushtrim tonifikues dhe një dush i mirë.

Çfarë i shkakton alergjitë e pranverës?

Grimcat e imta, të cilat barten nga pemët, bari dhe poleni, janë shkaktarët më të shpeshtë të alergjisë së pranverës. Kur grimcat e polenit arrijnë në hundën e personit alergjik, sistemi imunitar i njeh si sulm në organizëm. Për këtë krijohen antitrupat, të cilët sulmojnë alergjenët, gjë që shpie në lirimin e histaminës në gjak, i cili është iniciator i reaksioneve alergjike, siç janë: rrjedhja e hundës, kruarja e syve etj.

Shkaktarët e problemeve

Ardhja e pranverës shoqërohet me një rritje pak a shumë graduale të temperaturave që e detyrojnë organizmin, ende të pamësuar, t’i nënshtrohet një pune të madhe në tentativë për të ulur me shpejtësi nxehtësinë që prodhohet nga çdo lloj aktiviteti fizik. Stresi fizik që prek në këtë periudhë një numër të konsiderueshëm personash shpjegohet pikërisht me këtë nevojë të organizmit për të përmirësuar termorregullatorin, në mënyrë që të arrijë të përballojë më mirë luhatjet e temperaturave, tipike për ndërrimin e stinëve. Në kalimin nga dimri në pranverë, fiziku do kohë të mësohet me ritmet e punës që detyrohen nga shtimi i orëve me diell, duke shkaktuar stres dhe lodhje. Përveç kësaj, me ndërrimin e stinëve, ndryshon dhe mënyra e ushqyerjes, që kalon nga një regjim ushqimor, në përgjithësi i pasur me yndyra dhe ushqime kalorike, në një tjetër të bazuar kryesisht në fruta, perime dhe ujë. Shpeshherë temperaturat më të larta mund të jenë shkaktare të humbjes së oreksit dhe ndjesisë së dobësisë. Këto janë arsyet që shpesh në ndërrimin e stinëve, sidomos pas daljes nga stina e dimrit, për shkak të një ushqimi të njëtrajtshëm, shfaqet deficit vitaminash, me një asteni (dobësi e përgjithshme trupore, dhembje muskujsh), diarre, dermatit nga dielli dhe demencë (plogështi, probleme me përqendrimin, kujtesën etj).

Leave a Reply

%d bloggers like this: