Ekonomia

Fullani raporton në Komisionin e Ekonomisë për vjedhjen e thesarit

fullaniGuvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani është thirrur sot në një seancë të posaçme në Komisionin e Ekonomisë për të dhënë sqarime lidhur me vjedhjen e713 milionë lekëve nga thesari i Bankës së Shqipërisë.

Mbledhja e Komisionit të Ekonomisë, po zhvillohet me dyer të mbyllura. Një ditë më parë kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe, ka kërkuar paraqitjen në një seancë të posaçme, të Guvernatorit të Bankës Qendrore, Ardian Fullani, për të dhënë informacion lidhur me vjedhjen disa milionë dollarëshe nga Thesari.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës e cila po vijon hetimet është në pritje të raportit të grupit të auditit, i cili do të përcaktojë vlerën e saktë të parave që janë vjedhur ndërsa ka kërkuar nga Bankat e nivelit të dytë që të bllokojnë llogaritë e të afërmëve të dy personavë të arrestuar deri tani, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë zhvilloi një mbledhje të posaçme një ditë më parë ku diskutoi gjetjet e grupeve të punës të ngritura për të analizuar me hollësi ngjarjen e rëndë të përvetësimit të vlerave monetare. BSH deklaroi nëpërmjet një deklarata për shtyp se, pasi analizoi me përgjegjshmëri dhe në interes të transparencës dhe informimit të publikut, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë konkludon se: Ka përfunduar procesi i inventarizimit të plotë të të gjithë vlerave monetare (kartëmonedha) që ndodhen në magazinat e Bankës së Shqipërisë, nga e cila rezulton se vlera e monetare e munguar është 713 (shtatëqind e trembëdhjetë) milionë lekë, prej të cilave 143 milionë lekë para e nxjerrë nga qarkullimi për t’u asgjësuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button