Te ndryshme

Alarmi, në botë ka më shumë obezë se të dobët

Studiuesit japin alarmin se bota është prekur nga një epidemi e ashpër mbipeshe dhe u kërkoi qeverive që të veprojnë sa më parë, pasi çdo moment i humbur ka pasoja. Studimi shfrytëzoi të dhënat e personave të rritur në 186 vende dhe arriti në përfundimin se numri i obezëve anembanë botës është rritur nga 105 milionë më 1975-n, në 641 milionë më 2014-n.

Në botë ka më shumë të rritur të klasifikuar si obezë sesa të dobët. Përfundimi më i fundit i ardhur nga studimi i kryer prej kërkuesve të Kolegjit Mbretëror të Londrës, krahasoi treguesin e masës trupore (BMI) mes rreth 20 milionë burrave dhe grave në moshë madhore nga viti 1975 deri më 2014-n. Situata është alarmante, pasi te burrat obeziteti është trefishuar, kurse te gratë dyfishuar.

Profesori udhëheqës i studimit, Majid Ezzat, tha se bota është prekur nga një epidemi e ashpër mbipeshe dhe u kërkoi qeverive që të veprojnë sa më parë, pasi çdo moment i humbur ka pasoja.

Studimi shfrytëzoi të dhënat e personave të rritur në 186 vende dhe arriti në përfundimin se numri i obezëve anembanë botës është rritur nga 105 milionë më 1975-n, në 641 milionë më 2014-n.

Ndërkohë që numri i personave nënpeshë është rritur nga 330 milionë, në 462 milionë në të njëjtën periudhë.

Situata është me të vërtetë kritike, ku përqindjet e mbipeshës te burrat shkuan nga 3.2% më 1975-n, në 10.8%, ndërkohë që te femrat ato ndryshuan nga 6.4% më 1975-m, në 14.9%.

Në shifra kjo përkthehet në 266 milionë burra obezë dhe 375 gra obeze në botë në vitin 2014.

Kërkimi gjithashtu parashikoi që probabiliteti i arritjes së objektivit të Organizatës Botërore të Shëndetit, që ka për qëllim që të parandalojë rritjen e përqindjes së vitit 2010 të personave mbipeshë, është pothuajse zero.

“Kërkimi ynë ka treguar se gjatë një periudhe 40-vjeçare ne kemi kaluar nga një botë ku personat nënpeshë mbizotëronin e ishin dyfish krahasuar me ata mbipeshë, në një botë ku më shumë njerëz janë obezë sesa të dobët”, tha profesor Ezzati për BBC-në. “Edhe pse numri i personave me peshë më të ulët se normalja ka rënë, ai i atyre të shëndoshë është shtuar. Shpresoj që me këto zbulime, qeveria të marrë situatën në kontroll dhe mos t’ia lërë këtë përgjegjësi vetëm individit.” Studiuesi shtoi se nëse shteti nuk kujdeset që të prodhojë ushqime të shëndetshme si fruta dhe perime të freskëta për cilindo njeri dhe të rrisë çmimin e ushqimeve të pashëndetshme, situata vështirë që të ndryshojë.

Në bazë të zbulimit, rezultoi se më shumë burra dhe gra obeze tani jetojnë në Kinë dhe SHBA, krahasuar me çdo shtet.

Gratë në Britaninë e Madhe kanë treguesin e masës trupore më të lartë në Europë, ndërsa burrat të 10-in.

Gati 1/5-a e të rriturve obezë në botë, 118 milionë, jetojnë në gjashtë vende anglishtfolëse, të cilat kanë një pagesë të lartë mujore (Australia, Kanadaja, Irlanda, Zelanda e Re, Britania e Madhe dhe SHBA-ja). Të qenët nënpeshë është një problem shqetësues në vende si India dhe Bangladeshi.

Numri i të rriturve të dobët gjatë së njëjtës periudhë është ulur te meshkujt nga 14% në 9% dhe te femrat nga 15% në 10%.

Edhe profesori Davey Smith nga Universiteti i Bristolit shkruan për rreziqet që kërcënohet bota: mbipesha, e shëndetshme dhe e pabarabartë.

“Një përqendrim tek obeziteti, me qëllim të njohjes së barrës së kequshqyerjes, kërcënon që të devijojë burimet larg nga çrregullimet që prekin të varfrit, tek ata që më shumë të ngjarë ka që të prekin të pasurit në vendet me të ardhura të ulëta”, tha ai.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tani këshillon shtetet e ndryshme që të nisin të ndërtojnë strategji konkrete, për të luftuar obezitetin që te fëmijët. Për më tepër që masa të forta po merren për të pakësuar konsumimin e sheqerit, që është përgjegjës për rritjen e sëmundjes së diabetit te njerëzit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button