Kronika

Gradohen 24 ushtarakët shqiptarë në Gardën e New Jersey

FA-SHBA11-525x35024 ushtarakë shqiptarë u graduan në përfundim të studimeve në kuadër të  programin pilot në Shkollën e Kandidatëve për Oficer të Gardës së New Jersey. Në ceremoninë e gradimit të ushtarakëve shqiptare, në SHBA ishte i pranishëm Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Jeronim Bazo.

“Ky udhëtim që sapo mbaruat këtu nuk është fundi i të gjithë udhëtimit, por është vetëm fillimi për ju. Ju sapo keni ndezur “pishtarin olimpik” të ndryshimit dhe ju duhet të dini se pishtari duhet të rrijë i ndezur aq gjatë sa udhëtimi juaj olimpik të vazhdojë. Sfida juaj është që ta mbani flakën ndezur dhe të drejtoni ndryshimin dhe transformimin për të gjithë Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, ka theksuar gjeneral Bazo në fjalën e tij përshëndetëse drejtuar të diplomuarve.

Gjatë vizitës zyrtare në SHBA, si pjesë e bashkëpunimit ushtarak të suksesshëm që FARSH ka me Gardën e New Jersey, si shteti amerikan partner i Shqipërisë,  gjeneral Bazo zhvilloi takime me drejtues të Gardës së New Jersey dhe vizitoi  disa nga bazat ushtarake të kësaj garde.

FA SHBA2

Gjithashtu, gjeneral Bazo zhvilloi një takim me drejtorin e Shtabit të Bashkuar, gjeneral brigade Grant ku u vlerësua partneriteti i suksesshëm midis dy Forcave të Armatosura gjatë këtyre 2 dekadave të fundit, si performanca e lartë e ushtarakeve shqiptarë që ndoqën programin në Shkollën e Kandidatëve për Oficer të kësaj garde. Gjeneral Grant theksoi se “Mund t’i mësosh kandidatit për oficer gjithçka që mund të mësohet nga librat, por nuk mund t’i mësosh “kurajën dhe pasionin”.

Oficerët shqiptarë i kishin ato brenda vetes”. Programi i Partneritetit të FARSH me Gardës Kombëtare ka filluar në vitin 1993 në përgjigje të ndryshimeve radikale të situatës politiko-ushtarake, që pasoi kolapsin e komunizmit dhe shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik. Programi i Partneritetit është një marrëdhënie afatgjatë ndërmjet Shtetit të Nju Xhersit dhe Shqipërisë. Kjo marrëdhënie përfshin shumë fusha bashkëpunimi civile dhe ushtarake. Programi i Partneritetit me Gardën Kombëtare të Shtetit të Neë Jersey, u konkretizua më së miri në maj të vitit 2001.

FA SHBA

Ky bashkëpunim ka qenë dhe është i fokusuar në një sërë fushash si shërbimi i zjarrfikësve, veprimet e ekipeve në rast emergjencash, ndihmë për ambientin (përfshi atë civil dhe ushtarak, programe për shkëmbimin midis universiteteve (civil dhe ushtarak), binjakëzim midis qyteteve, ndihmë për shërbimin mjekësor si dhe operacionet për sigurimin e kufijve dhe luftën kundër trafiqeve.Ky bashkëpunim ka kulmuar vitet e fundit me trajnimin dhe dërgimin me mision trajnues të Ushtrisë Kombëtare afgane të ekipit të OMLT-1 dhe OMLT-2, OMLT-3, OMLT-4, ndërsa vazhdon stërvitjen para dislokimit dhe përgatitjen për shkuarje në mision, ekipi i MAT-5. (OMLT ka ndryshuar emër dhe tani quhet MAT).

Aktualisht, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bazuar edhe në bisedimet dypalëshe të zhvilluara në muajin shtator 2012, zyra amerikane për bashkëpunim (ODC) ka iniciuar projektin “Pilot” për përgatitjen e oficerëve të rinj në Shkollën e Përgatitjes së Oficerëve (Officers Cadet School “OCS”), në New Jersey./k.s/

Share

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button