Moda

Si të visheni për punën që dëshironi

Një rast i rëndësishëm në jetë, si një intervistë pune, kërkon sigurisht një veshje të përshtatshme. Ja sesi të visheni pa gabuar në këto raste… Keni një mbledhje pune e papritmas një botë me mundësi ju del përpara. Të dini se do të shkoni në një mbledhje pune çliron gjithmonë njëfarë emocioni, që varion nga dilemat te droja e pikëpyetjet sesi do të shkojë biseda. Janë pyetje legjitime, ndaj ne kemi zgjedhur që të paktën t’ju japim disa këshilla për sa i përket veshjes. Njësoj si në takimin e parë me prindërit e të dashurit, përshtypja e parë është shumë e rëndësishme edhe në një mbledhje pune, pasi në bashkëbisedim nuk do të jeni vetëm ju, por edhe gjestet tuaja, tonaliteti i zërit, veshja që do të zgjidhni…

Jo dekolte

Në një mbledhje, rregulli i parë është që të shmangni dekoltetë. Nuk bëhet fjalë për moralizëm. Është një mënyrë që të tregoni se vleni shumë, që keni shumë për të thënë e për të treguar pa qenë e nevojshme për truke të tilla.

Funde të gjatë

Mirë pra, kohët kanë ndryshuar, por për disa gjëra është më mirë që të jini të kujdesshëm: në një mbledhje pune nuk shkohet me minifund. Mbi të gjitha, nëse bëhet fjalë për punë zyre. Zgjidhni më mirë një fund të ngushtë ose veref deri te gjuri. Nuk bëhet fjalë vetëm për profesionalitet, por është mirë që të mos e largoni vëmendjen e bashkëbiseduesit nga gjërat më të rëndësishme, siç është talenti juaj.

Pantallona serioze

Pantallonat janë gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer, por edhe këtu ka disa përjashtime. Pantallonat serioze, që ju nxjerrin në pah elegancën, janë shumë më mirë se sa pantallonat e gjera apo xhinset e ngushta.

Ngjyrat

Zgjidhni ngjyra të thjeshta, jo shumë të theksuara dhe, nëse keni realisht nevojë, vishni vetëm një gjë me ngjyrë të fortë, ndoshta në kontrast me ngjyra neutrale. Nëpërmjet zgjedhjes së ngjyrës së duhur, mund të tregoni se jeni të përqendruar tek objektivi juaj, puna, por edhe se nuk e lini pas dore pamjen tuaj, e cila është e rëndësishme njësoj si puna. Ngjyra e zezë është gjithmonë një zgjedhje e mirë, por mund të përdorni edhe blunë e errët, grinë apo ngjyrën bezhë.

Për të marrë efektin e kundërt, pra një look të rregullt, zgjidhni një aksesor me ngjyrë, siç mund të jetë një varëse, apo këpucë që ta thyejnë uniformitetin e ngjyrave lisho.

Xhaketa, aleati më i mirë

Për një rast kaq të rëndësishëm, xhaketa është zgjidhja më e mirë e mundshme. Nuk ka rëndësi modeli, rëndësi ka që të jetë në kombinim perfekt me pjesën tjetër të veshjes. Zgjidhni një xhaketë që ju rri perfekt, pa asnjë defekt.

Hekurosni gjithçka

Mund t’ju duket naivitet kjo këshillë, por ndoshta mes ankthit dhe emocionit ndodh edhe që të harroni. Hekurosni çdo gjë që do të vishni, madje një ditë përpara. Jo vetëm do të dukeni më mirë, por do të tregoni se keni kujdes për mënyrën sesi i bëni dhe i paraqisni gjërat, edhe në nivel nënvetëdijeje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button