Te ndryshme

Sa e rëndë është realisht ndotja në oqeane?

Konsumi i tepërt nga njerëzit ka bërë që edhe numri i mbeturinave të shtohet në sasi. Një pjesë e shteteve të ndryshme e kanë gjetur zgjidhjen te riciklimi, por ka edhe nga ato vende apo kompani të cilat zgjedhin rrugën e shkurtër dhe shumë mbetje i derdhin nëpër oqeane. Chelsea Rochman, një ekologjist në Universitetin e Kalifornisë po përpiqet t’i përgjigjet një pyetje të zymtë: A është gjithçka e tmerrshme, apo janë gjërat thjesht, shumë, shumë keq?

Rochman është një anëtare e grupit të mbeturinave detare të Qendrës Kombëtare për Analiza Ekologjike dhe Sintetike.

Një grup shkencëtarësh, përveç të tjerave studiojnë gjendjen në të cilën ndodhet oqeanit, si pasojë e hedhjes së mbeturinave.

Shumë studime kanë bërë që të bien kambanat e alarmit për gjendjen e mbeturinave ujore. Në një artikull të botuar në muajin shkurt në gazetën “Ecology”, Rochman dhe kolegët e saj nisën të përcaktojnë se sa nga këto risqe të perceptuara janë reale.

oqean-4Rochman thotë se shpesh, shkencëtarët do të përgatisin një punim shkencor duke spekuluar në lidhje me impaktet që ata kanë gjetur.

Nuk ka qenë çudi se studime shkencore që bazoheshin te fakti se një lloj zogu detar hante material plastik, nxirrnin përfundimin se e tërë popullata e këtij lloj shpendi ishte në rrezik zhdukjeje. “Por e vërteta është se asnjë më parë nuk i kishte testuar këto kërcënime”, tha Rochman-i për “The Atlantic. “Nuk kishte shumë informacion në qarkullim”.

Kërkuesja shpjegon se kolegët e saj ekzaminuan më shumë se 100 punime shkencore për impaktin e mbeturinave ujore që u publikuan gjatë vitit 2013. Brenda çdo punimi, ata pyetën se çfarë kërcënimesh kanë studiuar shkencëtarët. Në total janë 366 kërcënime.

oqeanNë 83% të rasteve, rreziqet e perceptuara nga mbeturinat ujore u provuan të vërteta. Në shumicën e çështjeve të mbetura, grupi i punës gjeti se studimet ishin shumë të dobëta për të arritur në përfundime. Atyre u mungonin një grup kontrolli, ose ishin përdorur statistika jo reale.

Në mënyrë të habitshme, tha Rochman-i, vetëm një studim i mirëpërpiluar dështoi që të gjente efektin për të cilin po kërkonte, një kërkim për midhjet të cilat gëlltisnin copëza plastike.

Sipas shkencëtarëve, plastika kalonte nga stomaku në enët gjakut dhe aty qëndronte për javë të tëra, por nuk dukej sikur ai dëmtonte guaskën.

Ndërsa për midhjet, ngrënia e mbeturinave nuk shkakton problem, analiza jep një pamje të qartë të mënyrave të shumta, ku mbeturinat ujore janë të mërzitshme.

Nisur nga studimet e vëzhguara, kërcënimet më të mëdha të provuara erdhën nga mbetjet plastike, më shumë se sa nga materiale të tjera si metalet apo druri.

Rreziqe të shumta vinin edhe nga fakti që gjallesat detare bllokoheshin në këto mbetje, apo kur ata konsumonin plastikë, kishin dëmtime serioze në stomakët e tyre.

Por shumica e mbetjeve në oqeane është “mikroplastike”, ose ndryshe copa më të vogla se sa 5 milimetra.

Kërkuesit vunë re se punimet shkencore në lidhje me efektet e këtyre copëzave ishin të pakta në numër. “Ka ende shumë pyetje të hapura për mikroplastikën”, u shpreh Rochman.

Shumë pyetje kanë nevojë për përgjigje në lidhje me efektin që ka plastika në vdekjen e gjallesave detare, apo në qelizat dhe luspat e tyre.

Pastaj edhe kërkimet shkencore bëhen gabim. Në laboratorë përdoret plastikë më shumë se sa ka në realitet në një oqean.

oqeani-1“Është e nevojshme që të bëhen kërkime më të përshtatshme në lidhje me ekologjinë. Ne nuk bëjmë pyetjet e duhura, zakonisht shkencëtarët nuk e dinë se si një ndotje e madhe nga derdhja e naftës në det, apo rrjedhje nukleare do të ndikojë në mjedis, përpara se ajo të ndodhë. Përgjigjet gjithnjë vijnë më pas”, deklaroi kërkuesja.

Duke bërë pyetjet e duhura, ndihmohen edhe politikëbërësit dhe publiku, pasi ata e kuptojnë se ku duhet që të përqendrohen.

Ndoshta problemi që duket më shqetësues dhe dramatik nuk është ai ku ne duhet që të përqendrohemi. “Mendoj se pastrimi i disa prej këtyre keqinterpretimeve është me të vërtetë i rëndësishëm. Madje edhe media duhet që të shmangë filmimet ku gjallesat vriten pasi ngecin nëpër mbeturinat detare”. Duke bërë kërkime në literaturën ekzistuese, shkencëtarët mund të kuptojnë se cili është problemi real që rrezikon detet dhe oqeanet tona”, përfundoi kërkuesja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button