Home / Politika / 7 vjet nga anëtarësimi në NATO, Kodheli: Arritje madhore

7 vjet nga anëtarësimi në NATO, Kodheli: Arritje madhore

Është mbajtur paraditen e kësaj të hëne në Tiranë një ceremoni me rastin e 7-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Ceremonia është hapur me një fjalim të kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, Erion Veliaj, i cili anëtarësimin e vendit në Aleancën e Atlantikut të Veriut e ka cilësuar si “një ngjarje të madhe”.
Ndërsa ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, në fjalën e tij është shprehur krenar që, flamuri shqiptar valëvit në selinë e NATO-s prej 7 vjetësh.
“Anëtaresimi në NATO e ka kthyer Shqipërinë në një vend të sigurt në rajon”, ka thënë Bushati, i cili ka falenderuar aleatët strategjikë të Shqipërisë.
Në të njëjtat linja, ministrja Kodheli ka vlerësuar se, “sot përkujtojmë një nga arritjet më të mëdha për sigurinë e vendit”.
“Sot ushtarët shqiptarë japin kontributin e tyre në Afganistan e Irak. Tashmë, misionet paqeruajtëse janë kthyer në traditë të trupave ushtarake shqiptare. Jemi në gjendje të tregojmë vlerat më të mira të një force të armatosur”, ka thënë Kodheli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: