Kronika

Durrës, në pranga 3 shpërndarës kokaine, vepronin edhe në zonën e Plazhit

policia-e-durersir1Policia e Durrësit ka vënë në pranga 3 shpërndarës drogë dhe ka shpallur në kërkim një të katërt. Operacioni i koduar ‘Ekspres’ i finalizuar pas 2 muajsh hetime nga sektori kundër drogës dhe narkotikëve në policinë e Durrësit vuri në pranga 2 vëllezër Ervis dhe Florian Likmeta, 37 dhe 39 vjeç si dhe Ervis Luli 40 vjeç. Nga hetimet rezultoi se këta persona në bashkëpunim me njëri tjetrin e ushtronin veprimtarinë e tyre të paligjshme në lagje të ndryshme të qytetit bregdetar dhe në zonën e plazhit.

Në momentin e arrestimit personave të mësipërm iu gjetën dhe sekuestruan 26 doza kokainë gati për shitje, ndërkohë që nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre u gjetën edhe 100 gramë kokainë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button