Home / Parlamentare / Nesër mbyllet sesioni parlamentar me miratimin e reformës territoriale

Nesër mbyllet sesioni parlamentar me miratimin e reformës territoriale

Gjate-seances-plenare-ne-Kuvendin-e-Shqiperise5-525x350Kuvendi i Shqipërisë mbyll të enjten punimet e sesionit të dytë parlamentar të Legjislaturës së VIII-të.

Seanca e fundit parlamentare e tij, që pritet të mbahet të enjten (ora 10;00), parashikohet të jetë e gjatë për shkak të axhendës së ngjeshur dhe çështjeve të rëndësishme që do të miratohen.
Rendi zyrtar i punimeve të Kuvendit përfshin rreth 16 pika, ndërsa për votim janë disa projektligje të mbartura nga seanca e kaluar, miratimi i të cilave kërkon shumicë të cilësuar (84 vota).
Opozita pritet të mos jetë e pranishme, sikurse ka ndodhur në tre seancat e fundit, për shkak të vendimit të saj për të bojkotuar parlamentin, pas konfliktit në seancën e 10 korrikut, mes deputetit demokrat, Gent Strazimiri dhe deputetëve socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.
Punimet e nesërme të Kuvendit parashikojnë diskutimin e një sërë pr/ligjesh me natyrë ekonomike, sociale, por dhe atyre në fushën e sigurisë, ndërkohë që për nga rëndësia kryefjala e seancës së fundit të këtij sesioni është drafti i reformës territoriale, i cili gjithashtu kërkon 84 vota.
Maxhoranca e majtë pritet të konfirmojë të enjten shumicën e cilësuar në parlament, për miratimin e një numër pr/ligjesh qe kërkojnë 84 vota, ndryshe nga sa ndodhi një javë më parë kur disa deputetë të saj bojkotuan votimin e disa drafteve të rëndësishme në fushën e reformës në drejtësi. Një prej tyre, deputeti socialist Tom Doshi, konfirmoi dje se do të jetë i pranishëm të enjten në Kuvend dhe do të votojë të gjitha pr/ligjet.

Ja disa nga pikat e rendit të ditës të punimeve të Kuvendit nesër, 31 korrik:

– Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar””.

– Projektligji “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”.

– Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10.222, datë 4.2.2010 “Për miratimin e kontratës së lidhur ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë “Eurocopter” për furnizimin me 5 helikopterë të mesëm shumërolësh” të ndryshuar.

– Projektligji “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”.

– Projektligji “Për Policinë e Shtetit”.

– Projektligji “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të investimeve, për bypass-in e Vlorës”.

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas dhe asistencës teknike (GRANT) ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB) për pjesëmarrje në financimin e projektit të mikrofinancës në Shqipëri”.

– Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim si administratore e fondeve grant të siguruara nga qeveri të ndryshme nën fondin e përbashkët evropian të Ballkanit perëndimor dhe BERZH nën fondin e aksionarëve të veçantë të BERZH për mbikëqyrjen e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale në Shqipëri”.

Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për zgjidhen me mirëkuptim, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shoqërisë CEZ,A.S.”

– Projektligji “Për ndarjen Administrativo – Territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.

– Projektvendimi “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin e Kuvendit nr. 93, date 7.4.2011 “Për miratimin e struktures, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”, të ndryshuar me vendimin nr.40/2013.

– Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës të Departamentit të Administratës Publike për vitin 2013”.

PËR VOTIM:

– Projektligji “Për disa shtesa në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”të ndryshuar

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905,date 21.3.1995,“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar.

– Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatave Administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”.

– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8811, datë 17.5.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”, i ndryshuar

– Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr.22/2014 “Për dhënie amnistie”

– Projektligji “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë

Leave a Reply

Your email address will not be published.