Kosova

“New York Times”: Raporti i Williamson, një goditje për Kosovën

ldquo-new-york-times-rdquo-raporti-i-williamson-nj-euml-goditje-p-euml-r-kosov-euml-n_hdE përditshmja amerikane, “New York Times”, vlerëson se raporti i Prokurorit Special të Task Forcës së BE-së, Clint Williamson, i cili paralajmëron ngritje të aktakuzave ndaj ish udhëheqësve të UÇK-së, është një goditje për Kosovën

Deklaratat e zotit Williamson janë një goditje për Kosovën, një vend të varfër që ka qenë duke luftuar për të gjetur legjitimitet ndërkombëtar që kur shpalli pavarësinë me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe shumicën e vendeve të Bashkimit Evropian. Konkluzat e tij ka shumë të ngjarë të jenë mirëpritur nga Serbia, e cila ka argumentuar gjatë që drejtësia ndërkombëtare është fokusuar në mënyrë të padrejtë vetëm në serbët e dyshuar për krime lufte”, shkruan e përditshmja amerikane “New York Times”.

Më tej kjo gazetë njofton që “të martën, qeveria e Kosovës tha se ishte e vendosur të bashkëpunojë me hetuesit. Petrit Selimi, Zëvendësministri i Jashtëm, tha se raporti i Zotit Williamson nuk ofroi elemente të reja.

“Lufta e Kosovës ishte një kauzë e drejtë për liri e mbështetur nga bota e lirë, derisa individët të cilët dyshohen se mund të ishin të angazhuar në sjellje të paligjshme nën ombrellën e një ushtrie guerile duhet të përballen me drejtësinë,” tha Selimi në një deklaratë dërguar me e-mail për “New York Times”, transmeton Gazeta Blic.

“Aktakuza e mundshme kundër udhëheqësve të UÇK-së vijnë përndryshe më shumë se një dekadë pasi kanë ndodhur krimet e pretenduara të luftës. Përndryshe kjo nuk paraqet një kufizim kohor për krime të luftës sipas të drejtës ndërkombëtare”, shkruan “New York Times”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button