Moda

A mund të jesh modele 85 vjeç? Po. Shembulli? Carmen Dell’Orefice

Nëse do të na thuhej se “kur vitet të kalojnë do të jesh si Carmen Dell’Orefice” do të firmosnim që tani për një pakt të tillë. Askush nuk do ta besonte nëse do të shihte vetëm fotot e modeles dhe aktores Carmen Dell”Orefice se ditëlindja e saj i përket 3 qershorit të vitit 1931. Carmen është modelja më jetëgjatë në pasarela. Ka filluar të sfilojë që në moshën 15 vjeçare dhe që atëherë nuk ka ndaluar kurrë. E lindur në New York nga prindër me origjinë italiane dhe hungareze, karriera e saj filloi krejt rastësisht në një leksion baleti ku gruaja e fotografit Herman Landschoff spikati bukurinë dhe hijeshinë e saj edhe pse Carmen ishte vetëm 13 vjeç. Sipas modeles seti i saj i parë fotografik do të ishte një “flop”. Në moshën 15 vjeçare Carmen nënshkroi me Vogue kontratën e saj të parë për 7.5 dollarë ora. Kopertina e saj e parë për revistën prestigjoze do të vinte vetëm një vit më pas. Muza e piktorit Salvador Dali, ishte gjithashtu dhe e preferuara e fotografëve më të rëndësishëm të kohës si Richard Avedon, Norman Parkinson apo Irving Penn. Carmen sot mbetet sërish një muzë, frymëzim dhe shembull i asaj se mund të arrish të bësh atë që dëshiron pavarësisht moshës. Mosha mbetet thjesht një numër…të paktën për Carmen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button