Home / Parlamentare / Dekriminalizimi, mazhoranca rrëzon propozimin e PD

Dekriminalizimi, mazhoranca rrëzon propozimin e PD

Mazhoranca në Komisionin e Ligjeve ka rrëzuar sot edhe kushtin e dytë të opozitës për të riparë marrëdhënien e saj me Kuvendin.

Në ndryshimet për ligjin e dekriminalizimit, shumica rrëzoi pikën ku kërkohet të përcaktohet ndalim kur zyrtari arrestohet.

Opozita kërkonte ndalim kur zyrtari arrestohet në flagrancë për krim kundër jetës.

Kryetari I Komisionit Fatmir  Xhafaj tha se do të diskutojmë gjithë ndryshimet për të bërë ligjin e zbatueshëm. Pas votimit, deputetët e opozitës u larguan nga mbledhja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.