Home / Arte / Teater / Baleti shqiptar, për herë të parë në Serbi

Baleti shqiptar, për herë të parë në Serbi

Trupa e TKOB, turne treditor në qytetet Beograd, Novi Sad dhe Nis

Për herë të parë në historinë e baletit shqiptar, një trupë e Teatrit të Operës dhe Baletit do të performojë në skenën serbe. Janë pjesët koreografike të baletit “La Stravaganza & Noces”, nga Angelin prelocaj, që do të jenë pjesë e një turi treditor në qytetet Beograd, Novi Sad dhe Nis në Serbi. “Edhe pse ka qenë prezente shumë herë jashtë vendit me shfaqje të ndryshme, ky turne përbën një ngjarje të rëndësishme në aspektin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve në art e kulturë, iniciuar rishtas mes dy vendeve. Madje një nga nismat kryesore të Teatrit është zhvillimi i dialogut kulturor për ndërtimin e një klime të qëndrueshme bashkëpunimi kulturor në nivel rajonal”, është shprehur drejtori i TKOB, Ilir Kerni. Vetëm pak kohë më parë në Tiranë ishte orkestra kombëtare e Malit të Zi dhe së shpejti pritet që të shkojë trupa jonë e baletit atje. Por ndalesa në qytetet serbe është një ngjarje historike në kontekstin që kanë pasur raportet mes dy vendeve.

Imazhi-Serbi1

Leave a Reply

%d bloggers like this: