Arte

Shkrimtari kinez Cao Wenxuan merr çmimin ‘Hans Christian Andersen’

Shkrimtari kinez i letërsisë për fëmijë Cao Wenxuan fitoi të hënën çmimin ‘Hans Christian Andersen’ në panairin e librit për fëmijë në Bolonja të Italisë. Kjo është hera e parë që një shkrimtar kinez i letërsisë për fëmijë e merr këtë çmim.

Çmimi ‘Hans Christian Andersen’ që shpërndahet çdo dy vjet, u themelua nga Lidhja Ndërkombëtare e Revistave për Fëmijë në vitin 1956. Ai njihet ndryshe si “Çmimi Nobel i Letërsisë për Fëmijë”.

Shkrimtari Cao Wenxuan lindi në vitin 1954 në Yancheng të provincës Jiangsu të Kinës Lindore. Ai është profesor në departamentin e gjuhës kineze të Universitetit të Pekinit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button