Teknologji

Huawei, vjen P9 me fotokamerën Leica

Vjen nga Kina fotoja e P9, smartphone i ri i sërës së lartë që do të prezantohet nga Huawei më 6 prill, në një event londinez.

Eventi do të ketë titullin “Change the way you see the world” (Ndrysho mënyrën se si sheh botën).

Në pajisjen e re, krahas lexuesit të gjurmëve dixhitale, ka një dopio kamera të pasme, të firmës Leica, brendi gjerman me të cilën kompania kineze ka firmosur një marrëveshje në shkurt. Ai ka edhe blicin me led, dhe lazerin me autofokusim.

Sipas zërave që qarkullojnë ditët e fundit, smartphone do të vijë në tre variante, të gjitha me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow. Përveç versionit P9 me ekran 5.2 polsh, do të ketë dhe një version Lite prej 5 polsh dhe një Max prej 6.2 polsh.

Të tjerë zëra flasin për ekzistencën e një modeli të katërt, P9 Enhanced Edition. Çmimet duhet të jenë nga 299 dollarë për P9 Lite në 699 dollarë për P9 Max, ndërsa P9 do të jetë 499 dollarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button