Home / Kronika / Vlorë, arrestohet sërish drejtori dhe ish-drejtori i INUV

Vlorë, arrestohet sërish drejtori dhe ish-drejtori i INUV

Prokuroria e Apelit të Vlorës ka riurdhëruar arrestimin e zyrtarëve të INUV të bashkisë. Urdhër arrestet u nxorrën pasi gjykata e Apelit rrëzoi vendim e Shhkallës së parë për detyrim paraqitje. Mbi të gjashtë personat rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës dhe ndërtimit të paligjshëm.

Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për masën arrest me burg për Edmond Aliaj, administrator i një subjekti ndërtimi, David Tushaj, kryeinspektor i INUV, Besnik Karabolli, ish kryeinspektor i INUV të Vlorës, në periudhën qershor 2012- nëntor 2014, dhe Oltian Bejo, inspektor në INUV-in e Vlorës. Gjykata vendosi masën e sigurisë detyrim paraqitje për Marjol Mustafaraj dhe Endri Zeneli

Prokuroria e Vlorës njofton se në mars të këtij viti nisi hetimin në bazë të kallëzimit të dy qytetarëve, sipas të cilëve firma e ndërtimit “Endriu 008”, në pronësi të Edmond Aliaj, po ndërtonte një pallat të lartë, duke u zënë pronën. Prokuroria e Vlorës zhvilloi hetimet paraprake, nga ku rezultoi se kompania private kishte nisur punimet që prej vitit 2014, pa u pajisur me lejen e ndërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.