Bota

NYT: Shumat e paguara nga vendet evropiane për lirimin e pengjeve, burimi kryesor i financimit të terrorizmit

ee134-e1406718485710Al Kaeda financon gjithnjë e më shumë operacionet e saj terroriste falë shumave, sipas “New York Times”, që vlerëson se kjo vlerë e mbledhur deri tani është 125 milionë dollarë që prej vitit 2008, kryesisht të paguara nga vendet Evropiane për lirimin e pengjeve perëndimore.

Vetëm për vitin 2013, pagesat arritën deri në 66 milionë dollarë, sipas një hetimi të kryer nga NYT-ja.

“Sipas një dokumenti të Thesarit Amerikan kjo shumë ka arritur në 165 milionë dollarë që prej vitit 2008”, sipas të njëjtës gzetë

“Ndërkohë që Al Kaeda është financuar në zanafillë kryesisht nga donatorë të pasur, rrëmbimet kundrejt shpërblimeve janë shëndërruar në burimin më të rndësishëm financiar të terrorizmit”, paralajmëroi David S. Cohen, nënsekretat i Thesarit Amerikan për terrorizmin dhe zbulimin financiar, në një fjalim në vitin 2012.

Austria, Franca, Gjermania, Italia dhe Zvicra e kanë mohuar gjithnjë pagimin e parave për lirimin e pengjeve, sikurse edhe kompania bërthamore franceze Areva.

Megjithatë, një ish përgjegjës i zbulimit francez deklaroi vitin e kaluar se “qeveritë dhe kompanitë gati në të gjitha rastet paguajnë për lirimin e pengjeve”.

“SHBA-ja dhe Britania e Madhe shumicën e rasteve kanë refuzuar të paguajnë për shtetasit e tyre të kapur peng”, thekson gazeta, dhe si rezultat shumë pak nga këto pengje janë shpëtuar, kryesisht nëpërmjet ndërhyrjeve ushtarake ose sepse kanë arritur të arratisen.

Në vitin 2013 krerët e G8-s u angazhuan që në asnjë mënyrë të mos pranojnë të paguajnë terroristët për lirimin e pengjeve, por nuk kanë vendosur një ndalesë zyrtare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button