Politika

PD zhvillon zgjedhjet për kryetar në njësinë nr. 3 në Tiranë

10570280_774796629238187_3110847417336609843_n-525x350Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, votoi sot në zgjedhjet për kryetar të grup-seksionit nr.3, në degën nr.8, në Tiranë, ku është i regjistruar si anëtar partie.
Sipas zyrës së shtypit të PD-së, ndërsa ka hedhur votën e tij, Basha tha se në këtë proces, të gjithë anëtarët e PD janë aksionerë të barabartë në këtë parti, të gjithë kanë vetëm një votë dhe vendimmarrja në PD do të jetë përmes votës.
“Duke bërë këtë riorganizim të Partisë Demokratike në Tiranë në 11 degë, ka për qëllim për të qenë më afër anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së, për të qenë më afër qytetarëve, për t’i marrë vendimet tona të brendshme politike sa më afër anëtarësisë tonë, me sa më shumë përfshirje të anëtarësisë tonë, se pushtetin për vendimmarrje në Partinë Demokratike, dita-ditës po e afrojmë dhe po ua delegojmë anëtarëve të PD-së“, theksoi Basha.
Kreu i PD-së, u shpreh se “PD ka vendosur standarde të reja, përsa i përket organizimit dhe funksionimit të partive politike, jo vetëm në Shqipëri. Kjo parti ka sot një regjistër të anëtarësisë të dixhitalizuar, sikundër ka vënë votën në themel të organizimit dhe të karrierës në këtë parti”.
Në fjalën e tij, Basha u ndal dhe në krizën ekonomike që ka përfshirë vendin. “Në këto 300 ditë “Rilindja” e famshme e Edi Ramës rezultoi një parullë propagandistike që nuk ka sjellë asgjë të mirë për qytetarët”, u shpreh Basha.
Degët 3, 6 dhe 13 kanë hapur dhe siparin e zgjedhjeve për kryetar në Tiranë. Zgjedhjet në Tiranë kanë hyrë në fazën përmbyllëse me zgjedhjet për kryetar dege. PD në Tiranë ka një riorganizim të ri. Ajo nuk do të ketë më një degë të vetme, por 11 të tilla që përkojnë me 11 njësitë bashkiake.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button