Kronika

Tiranë, homazhe për 2 pilotët e helikopterit të rrëzuar

Janë mbajtur sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, homazhet në nder të dy pilotëve Donald Hoxha dhe Florian Deliaj.

Të pranishëm, përvec familjarëve dhe të afërmve janë edhe shumë oficerë të Forcave të Armatosura, disa prej të cilëve
kolegë të të ndjerëve.

Kapitet Florian Deliaj dhe toger Donald Hoxha humbën jetën një ditë më parë pasi helikopteri me të cilin po kryenin një seancë stërvitore u rrëzua në Liqenin e Shkodrës.

Në këtë aksident mbeti i plagosur edhe ushtari profesionist, Gerald Baramuça.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button