Sporti

Del Piero te Reali? Vetëm për vizitë

del-piero-te-reali-vet-euml-m-p-euml-r-vizit-euml-video_hdIkona e Juventusit, Alessandro Del Piero, i ka bërë një vizitë skuadrës së Real Madridit në fushën e tyre stërvitore në SHBA.

Legjenda e futbollit italian gjendet në Shtetet e Bashkuara dhe e ka shfrytëzuar rastin që t’u bëjë një vizitë Los Blancos, të cilit gjenden po ashtu atje si pjesë e përgatitjeve parasezonale.

Ai ka thënë se kishte shkuar atje për të vizituar Carlo Ancelottin, me të cilin ka raporte të mira që nga koha kur ai ishte trajner i Bianconerëve, ndërsa ka dhënë edhe një intervistë në spanjisht.

“Kam ardhur ta përshëndes Carlo Ancelottin. Ai është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave dhe jam shumë i lumtur për të, sepse e ka fituar La Deciman”.

“Ishte një moment shumë i bukur për të dhe për Real Madridin”, citon faqja e Realit fjalët e Del Pieros.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button