Home / Sporti / Cazorla mbetet në radarin e Atleticos

Cazorla mbetet në radarin e Atleticos

cazorla-mbetet-n-euml-radarin-e-atleticos_hdMesfushori i Arsenalit, Santi Cazorla, është akoma shënjestër e Atletico Madridit.

AS njofton se kampioni i Spanjës është duke përgatitur një ofertë në vlerë prej afro 20 milionë eurosh për futbollistin 29-vjeçar.

Kjo ofertë do të kënaqte edhe kërkesat e shefave të Arsenalit, të cilët e vlerësojnë po aq futbollistin e tyre.

Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, është një admirues i futbollistit spanjoll dhe dëshiron ta kthejë në La Liga.

Cazorla u transferua te Arsenali në verën e vitit 2012 nga Malaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published.