Qeveritare

Rama: Krijuam bazat e një sistemi të ri Arsimor

Kryeministri-Edi-Rama-ne-analizen-e-300-diteshit-te-Ministrise-se-Arsimit-dhe-Sportit-Foto-Agim-Dobi-491x350Ministria e Arsimit dhe Sportit ka prezantuar raportin e 300 ditëve të punës, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit. Në takimin e organizuar, mbajti fjalën e tij dhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal jo vetëm tek arritjet e punës së MAS, por punën që duhet më tej. Duke u ndalur tek demokratizmi sistemit arsimor, ai tha se “përfshirja e mesuesve në procesin e vlersimit të drejtuesve, krijon standard dhe bazat e një sistemi të ri arsimor transparent”.

Sipas tij, raporti  i 300 ditëve, vë theksin tek marrëveshja e unifikuar me Kosovën, sjell një kurrikul të re , të përbashkët e të ngjashme me vendet e BE, duke i dhënë fund dhe kaosit të krijuar me mbingarkesë dhe larmishmeri tekstesh për një lënde të vetme. Rama përmendi dhe 120 titujt librash të hequra mbas konsultimit me mësues, duke sjelle revolucion në Arsim duke i dhënë dund altert-texteve që krijuan sipas tij, hapësirë ç’orientuese për të rinjtë”.

Ekselence ne arsim dhe sport-Raport publik per 300 ditet e para Foto Agim Dobi (3)

Një objektiv tjetër i MAS është që shkolla të jetë hapësirë e hapur komunitare, ku aleanca mesues-nxënës ta shndërrojë shkollën në qëndër edukimit. Në 66 shkolla ka nisur projekti për qëndra komunitare e në 300 ditë është krijuar Komisioni për performancën e shkollës”, nënvizoi Kryeministri. Matura shtëtërore ishtë një ndër pikat e rendësishme të fjaës së Ramës. Ai tha se ‘vendosja e minimumit të kalueshmërinë me 20 % dhe moslejimi i abuzimeve nga anae nxënseve dhe e mësuesve për kopjim tregoi gjëndjen aktuale të arsimit, me 33 % të nxënësve që nuk kaluan’.

Ndër të tjera Rama u shpreh se “komisioni i ngritur në kuadër të inspektimit të drejtorive arsimore të cilët në muajin gusht do të filojnë inspektimet në të gjithë territorin, së bashku me Agjencinë Brirtanike të Akreditimit të Universiteteve që në muajin dhjetor do të nisë vlersimet , do të sigurojë meritë dhe cilësi për Arsimin Shqiptar, duke i dhënë fund politizimit të dijës”. Duke përmëndur 4%, si një shifër zyrtare në të cilën kjo është pjesa e shqiptarëve që mërren me sport, futja e sportit në shkolla si element të rëndësishëm do të ulë % e numrit të të sëmurëve dhe uljen e llojeve të ndryshme të shkaktuara nga mungesa e aktivitetit fizik.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla analizen e 300 diteshit te MAS Foto Agim Dobi (1)Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj përmëndi arritjet në 300 ditë, duke filluar me largimin e polikës nga shkolla dhe duke krijuar qëndrime të reja, në përfaqësim dhe gjithëpërfshirjen në vendimmarrje.

Sipas Nikollës, nëpërmjet kurrikulës së përbashkët të unifikuar me Kosovën, dixhitalizimit të sistemit arsimor në një projekt pilot në dy shkolla të mesme, shndërrimin e shkolllave në qëndër komunitare, largimin e 120 teksteve me probleme, solli një standard të ri për arsimin në Shqipëri.

“Të gjitha këto janë detyra të realizuara falë pasionit dhe përgjegjësisë. Viti tjetër na pret me angazhime të mëdha për të ndërtuar një proçes anti-korrupsioni të pashembullt, ku bashkë do të mundësojmë që të mos ketë kurse private, mos të ketë këshilltarë ministrash që bëjnë nga 2-3 punë, nuk do të ketë diploma që shiten por punë të ndershme dhe trasparencë. Pa harruar dhe ndëshkimet ligjorë për të gjithë ata që abuzojnë”, nënvizoi Ministrja Nikolla gjatë fjalës së saj.

Ekselence ne arsim dhe sport-Raport publik per 300 ditet e para Foto Agim Dobi

Duke iu referuar maturës shtetërore si një nga më të suksesshmet në 23 vite, ajo tha se suksesi yne ishte që u pa gjendja reale arsimore të një sistemi të infektuar me përfitime”. Duke mbyllur fjalën e saj, Nikolla tha se “përgjigja e të gjithave do të jetë rezultati në fund të punës”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button