Home / Keshilla / Ushqimet më të mira për të humbur peshë

Ushqimet më të mira për të humbur peshë

Të dobësoheni duke ngrënë

Ëndrra e çdo femre është të konsumojnë çdo ushqim, por të mos shëndoshet! Kjo gjë, deri diku qëndron edhe për meshkujt. Kjo ëndërr nuk është e pamundur nëse do të ndiqni këshillat më poshtë…

A mund të dobësohemi duke ngrënë? Teorikisht mund të ngjajë si një kontradiktë, por në të vërtetë po flasim thjesht për biologjinë. Trupi ynë ka nevojë që të furnizohet me ushqime për të qëndruar në këmbë dhe për të funksionuar në mënyrën e duhur. Kjo është një e vërtetë me themele të shëndosha e që nuk ka nevojë të përsëritet. Por gjithashtu e dimë se jo gjithçka që hamë është e dobishme për t’u ushqyer. Ka disa ushqime të cilat janë më të mira se disa të tjera, më të shëndetshme. Për shembull, qysh kur kemi qenë të vegjël, na është mësuar se ngrënia e shumtë e ëmbëlsirave na bën keq, apo pirja e lëngjeve me gaz na fryn barkun dhe konsumimi i madh i sallamit nuk i bën mirë zemrës. Megjithatë, pavarësisht kësaj, në vend që të privilegjojmë ato ushqime që e dimë shumë mirë se janë ideale për mirëqenien tonë dhe për mbajtjen e linjave, biem gjithmonë pre e zakoneve të vjetra dhe më pas pyesim veten përpara pasqyrës: “përse nuk arrij të dobësohem”? Kështu që harrojini vaktet e lehta përpara apo midis vakteve, kikirikët e kripur, pijet shumë të ëmbla, picat, akulloret etj.

Por le t’i kthehemi temës kryesore: si mund të dobësohemi duke ngrënë?

Më poshtë është një listë prej pesë ushqimesh, të thjeshta, të mira, të ushqyeshme, të cilat nëse do t’i konsumoni rregullisht dhe brenda një diete të ekuilibruar, do t’ju ndihmojnë për të djegur yndyrat. Le t’i shohim:

1) Mollët

“Një mollë në ditë mban larg mjekun”, thotë një fjalë e urtë italiane. Është shumë e vërtetë. Këto fruta të thjeshta dhe të shijshme pastrojnë zorrët dhe ndihmojnë në luftimin e fryrjes së barkut dhe të mbajtjes së ujit. Përmbajtja e tyre e lartë me fibra është e dobishme për njerëzit që vuajnë nga kapsllëku, pasi këto fibra kufizojnë absorbimin e yndyrave në zorrë dhe shuajnë inflamacionin. Nga një studim i cili u paraqit në revistën “Appetite”, është treguar se gratë të cilat ishin në dietë dhe që konsumonin tre mollë në ditë, dobësoheshin më parë dhe më mirë se sa të tjerat që nuk hanin fare mollë. Ndaj në vend të minivakteve hani sa më shumë mollë…

2) Domatet

Domatet janë gjithmonë të pranishme në dietën tonë. Të pasura me antioksidantë, duke përfshirë edhe lycopene (antioksidant), këto perime të kuqe dhe me lëng veror janë gjithashtu një ilaç i mirë edhe për bukurinë tonë. Ato i japin shkëlqim fytyrës. Domatet të ngopin pavarësisht se kanë shumë pak kalori dhe gjithashtu ndihmojnë për të djegur yndyrat për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave.

3) Bajamet

Bajamet, në cilësinë e frutave të thata me kalori (për nga përkufizimi), shpesh shihen me dyshim nga ata që janë në dietë. Por ky është një paragjykim i pabazuar! Yndyrat e këtyre frutave të shkëlqyera u përkasin familjes së madhe të acideve yndyrore Omega 3 dhe 6, dhe për këtë arsye bajamet janë të dobishme për të pastruar arteriet tona dhe për të luftuar kolesterolin e lartë. Hani një grusht çdo ditë për t’u ndier me energji por edhe të lehtë.

4) Salmoni

Salmoni është një peshk i mrekullueshëm, jo vetëm për shijen e tij! Ai është i pasur me yndyra “të mira”, me Omega 3. Salmoni është një vakt i shkëlqyer për ata që janë duke ndjekur një dietë kundër kalorive të tepërta. Pra salmoni është i shkëlqyer për të arritur dhe për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Konsumojeni të paktën dy herë në javë.

5) Vezët

E përfundojmë me vezët! Burim i pasur me proteina, vezët na japin një rezervë të jashtëzakonshme energjie, ndërsa yndyra që gjendet në to (në të verdhën e vezëve), është mjaft e dobishme për trupin tonë. Me përjashtim të rasteve kur individëve u ndalohet, vezët e gatuara në mënyrë të thjeshtë, duhet të konsumohen të paktën dy herë në javë gjatë dietave për humbje të kalorive.

Leave a Reply

Your email address will not be published.