Home / Keshilla / Sekrete dhe gënjeshtra?Vetëm kur ato janë të bardha!

Sekrete dhe gënjeshtra?Vetëm kur ato janë të bardha!

???????????????????????????????????Perse te thoni një gënjeshtër te “bardhe” mund te shpëtoje një lidhje. Kush nuk ka gënjyer për te mire! Ne fakt, mesa duket, ne te kundërt sa mund te mendonit, te ashtuquajturat gënjeshtra te bardha janë te rëndësishme për te mbajtur te forte lidhje e miqësisë. Këtë e ka shpjeguar një kërkim i bere nga doktor Robin Dunbar, psikolog ne Universitetin e Oxfordit, sipas te cilit një gënjeshtër e thënë për te mire mund te mbaje forte lidhjet sociale.

Sipas Dunbar, te gënjesh mund te ndihmoje një tjetër person për te mbrojtur ndjenjat, ndërsa, ne te kundërt, te mashtroni për te fshehur një gabim apo thjeshte për te përfituar diçka ne mënyrë jo korrekte, kontribuon për te na bere njerëz te vetmuar. Dunbar mendon se gënjeshtrat e bardha nuk janë te këqija dhe ai i ka ndare ne dy grupe: te gënjeni por sociale dhe te gënjeni anti sociale. Për te studiuar këto lloj gënjeshtrash influencojnë lidhjet brenda grupit, doktori bashke me koleget e tij finlandez nga Aalto University School of Science, kane krijuar një model matematikor.

Modeli ka treguar se ato qe thonë mashtrime anti sociale izolohen nga miqtë, ndërsa personat qe thonë gënjeshtra pro sociale tentojnë te formojnë lidhje me te forta, sepse qëllimi i tyre ishte për te mbrojtur dike. Ekspertet këtë model e kane pasqyruar ne komunitetin prezent ne social network, ku ka dal se te gënjeni ne Facebook & Co është shume e ngjashme me gënjeshtrat e bardha, dhe garanton te njëjtat efekte qe kane ne jetën reale.

Por edhe ne këtë rast ka përjashtime te cilat nuk duhen nënvlerësuar, doktori Larry Rosen, profesor psikologjie ne California State University, ka shpjeguar sesi përdorimi i “LIKE” mund te këtë pasoja te dyfishta. Nëse përdoret ne një foto apo ne një koment i vlerësuar nga te gjithë krijon një lloj “empatie virtuale”, por nëse klikohet ne çdo fraze, atëherë përdoruese duket sikur nuk është i sinqerte. Kështu qe bëni kujdes ku vini “LIKE” tek faqet e miqve tuaj, mund te prishni një miqësi me një klikim te thjeshte

Leave a Reply

%d bloggers like this: