Home / Arte / Ekspozita / Pasqyrat e thyera të Anastas Kostandinit

Pasqyrat e thyera të Anastas Kostandinit

Ekspozita

Anastas Kostandini, apo ashtu si e njohin artdashësit Taso, do të lërë qytetin e Pogradecit ku krijon e punon, për të sjellë në Tiranë një cikël pikturash disi ndryshe nga tematikat që ai trajton. “Pasqyra e thyer” quhet ekspozita e cila do të hapet më 11 prill në Galerinë FAB pranë Galerisë Kombëtare të Arteve. Kjo ekspozitë gjen frymëzimin në imazhin intim dhe poetik të pasqyrës së thyer, një lloj kaleidoskopi që thith e reflekton botën përreth dhe krijon një trill vizual ritmik.

Forma të destrukturuara superpozohen mbi baza figurative dhe realiste, që bëhen pre e kësaj loje, por që qëndrojnë gjithsesi të lexueshme nëpërmjet filtrave gjeometrikë. Loja ka për qëllim të vërë në pikëpyetje krijimtarinë “tradicionale” të artistit (peizazh, kompozime, natyra të qeta, figura njerëzore…) nëpërmjet denatyralizimit dhe transformimit të teknikave dhe motiveve klasike të tij. Artisti duket të insistojë qëllimisht në karakterin grafik për t’i dhuruar pikturës një strukturë e dimension të ri. Këto tablo të “përmbysura”, nuk janë tjetër veçse punime të konsideruara si të papërfunduara apo të papërfundueshme.

Leave a Reply

%d bloggers like this: