Bota

SHBA dislokon bombardues B-52 për luftën kundër ISIS-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar avionë bombardues, tip B-52, në Katar që do të përdoren për të luftuar kundër grupit terrorist të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, njoftoi gazeta ”Air Force Times”, që citon Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

Ky dislokim shënon herën e tij të parë që nga koha e Luftës së Ftohtë kur këta avionë u përdorën për të luftuar ekstremistët.

Gjenerali amerikan, Charles Brown i tha gazetës se ky tip avioni është i pajisur me armë të precizionit të lartë që do të çojë në një shkallë më të lartë luftën e koalicionit kundër ISIS-it.

Megjithatë, nuk ka asnjë informacion për numrin e avionëve të këtij lloji të dislokuar në Katar./

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button