Home / Kryeartikull / Braçe-Blushit: Ti nuk ke qenë në asnjë betejë tonën në opozitë, por talleshe

Braçe-Blushit: Ti nuk ke qenë në asnjë betejë tonën në opozitë, por talleshe

Nga Erjon Braçe-

A e mbani mend vitin 2009-te, zgjedhjet politike te vjedhura te atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-te, listat e zgjedhjeve te vjedhura te atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-te, votimin skandaloz te mijera njerezve qe nuk kishin hyre prej vitesh ne Shqiperi, ne zgjedhjet e vjedhura te atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-te, listat me kriminelet ordinere qe dolen nga burgjet dhe, kontrolluan votimin ne territore te caktuara ku pushteti i tyre ishte real, ne zgjedhjet e vjedhura te atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-te, numerimin skandaloz te fleteve te votimit te mbajtur si me siper, ne zgjedhjet e vjedhura te atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-te, denoncimet tona me fakte e prova, me pas kerkesat tona, protestat tona, grevat tona, per te zhvilluar hetim mbi zgjedhjet e vjedhura te atij viti?

A e mbani mend vitin 2009-te, vendimin e qeverise se Sali Berishes per te mos hapur kurre kutite e votimit ne funksion te transparences e me tej, djegien me benzine ne zjarr te te gjithe materialeve te votimit te zgjedhjeve te vjedhura te atij viti?

Po 2011-ten a e mbani mend?

Ndryshimin e rezultatit te votimit ne tavoline e ne gjykate per 1/3 e popullsise se vendit, ne zgjedhjet e vjedhura edhe te atij viti?

Siiii, nuk te kujtohet?

Aaaaaa, po nuk të kujtohet, sepse ti nuk ishte, ti nuk ishte sërish me ne, ti e quajte humbje vjedhjen e Sali Berishës dy herë rresht.

Ti nuk ishe as ne protestat dhe grevat tona per transparencen, per voten e lire te kujtdo qe kushtetuta ja njihte si te drejte!!

Ti me vetëdije zgjodhe te njihje vjedhjen si fitore te Sali Berishes!!

Nuk eshte shaka!!

Keshtu duhet te kete ndodhur!!

E di perse?

Sepse ti gjithnje nuk ke asgje seriozisht, sic sot-ti tallesh me Partine, anetaret e saj;

As qe e njeh ne fakt, ndryshe, nuk mund ta shperfillje forcen organizative te kesaj Partie, nuk mund ta fyeje edhe nje here si perhere cdo anetar te saj, te zakonshem e te ndershem, me nje fjale-vetem nje fjale sic dje apo sot, por qe i kushton kesaj partie pa pushim, anetareve te zakonshem te saj gjithnje e me shume, sic perhere!!

Por ne e kemi seriozisht gjithcka;

E kemi seriozisht Partine, e kemi seriozisht lirine ne te, e kemi seriozisht te drejten e votes per cdo anetar, e kemi seriozisht te drejten e gares permes votes se cdo anetari!!

Sepse kurre, te pakten une por besoj edhe kolege te mi, nuk e kam vene e nuk do ta ve nje qellim personal karriere, mbi socialistet, qofte edhe mbi nje socialist te vetem, ashtu sic kurre mbi nje shqiptar te zakonshem!!

Te tallesh, gjithnje te kthehet nje dite pas!!

One comment

  1. B Blushi, nga sa shohim, nuke ju dhimbet me shume statuti i PS, se sa gefmbetja, qe Edi Rama ste mori ne ekipin e ministrave. Duket se ja ndjeve lezetin ne koen e Nanaos, kure ishit ca kohe minister. Mjaft u more me ger ver, per kontributin qe ke dhene, megjithese u shkepute pe te krijuar nje MND, prap te kantidoi PS, te mbeshteti dhe te beri deputet, ju filluat vicklat. O largou dhe shko me kacin e zi, qe dikur donte tjathyej kafken e kokes Berishes dhe ta tiqte zvare, tani ja lepin p******, qe ta kandidoi edhe ne zgjedhjet e arceme parlamentare. Ose ri atje ku je dhe kontrobo me fjale dhe vepra, per ralizimin e rreformave, qe vendi ta kaperxeje sa me pare gjendjen ne te cilen e la bajraktari Berisha. Puno e kontribo per futjen e vendit ne BE dhe permiresimin e gjendjes ekonomike te shqptareve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.