Kronika

Kodheli: Do angazhohem maksimalisht për të zbardhur shkaqet e rrëzimit të helikoterit

Ashtu siç menjëherë vendosi për t’i shpallur Dëshmorë të Atdheut dy pilotët që humbën jetën të 4 ditë më parë, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka shprehur angazhimin maksimal të saj për të zbardhur shkaqet e aksidentit që solli rrëzimin e helikopterit të ushtrisë në ujërat e Liqenit të Shkodrës.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, vetëm pak orë pasi trupi i helikopterit u nxor plotësisht nga Liqeni, ministrja Kodheli thotë se institucioni që ajo drejton, vetë ministrja personalisht dhe prokuroria, kanë një angazhim maksimal për të zbardhur të vërtetën e kësaj ngjarje.

“Falenderoj për përkushtimin dhe profesionalizmin 40 pjesëtarët e FA, polumbarët e Reneas dhe Forcës Detare, Policinë e Shtetit, ekspertët e Eurocopter dhe ata amerikanë, bashkëpunimi i të cilëve bëri të mundur nxjerrjen e trupit të helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës. Ministria e Mbrojtjes, unë personalisht dhe Prokuroria, të cilën gjithashtu gjej rastin ta falenderoj, mbetemi maksimalisht të angazhuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit”, shkruan ministrja në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button