Ekonomia

Harta e eksporteve botërore, Shqipëria “mburret” me tekstile dhe këpucë

Një studim i fundit që paraqet trendet botërore për eksportet, tregon hartën se çfarë eksporton secili shtet. Harta, e krijuar nga Banka amerikane e Merrill Lynch, me të dhënat e CIA World Factbook tregon sipas ngjyrave tregtinë e jashtme kudo në botë.

Me blu janë të përfaqësuar shtetet në të cilat nafta është në krye të listës së eksporteve dhe nga ngjarjet e dy viteve të fundit me luhatjet e çmimeve të naftës bruto duket se sa delikate është ekonomia e secilit dhe varësia nga eksportet.(jo vetëm shtetet në Azi dhe Afrikë).

Raporti tregon se edhe shtetet që eksportojnë metalet dhe mineralet e çmuara luajnë rol të rëndësishëm në ekonominë globale. Këto shtete, të ngjyrosura me të kuqe, tregojnë sidomos rëndësinë e eksportit të floririt. Dominon në listë India.

Ndërsa vendet europiane fokusin e tyre e kanë të drejtuar drejt makinerisë dhe transportit. Elektronika dominon në Kinë dhe SHBA, ndërsa ushqimi, pijet dhe tekstili dominon më tepër në pjesën tjetër të shteteve.

Shqipërinë, harta e tregon me ngjyrë të verdhë, eksporti kryesor i së cilës është grupi i tekstileve dhe këpucëve. Greqia mbahet për ushqim dhe pije, vendet e tjera të rajonit kryesisht për metale dhe minerale.

Raporti citon se ka një ngadalësim të ndjeshëm të tregtisë së jashtme që nga kriza ekonomike e vitit 2008. Por edhe në sfidat botërore të bëra publike në Forumin Ekonomik Botëror tregohet se një tregtia globale efektive dhe një sistem investimesh është çelësi për nxitjen e rritjes ekonomike dhe përballjes me sfidat globale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button