Home / Bota / Amerika / Kanada, komuniteti indigjen shpall emergjencë vetëvrasjesh

Kanada, komuniteti indigjen shpall emergjencë vetëvrasjesh

Një komunitet indgjen në veri të Kanadasë shpalli gjendjen e emergjencës pasi brenda një dite të vetme 11 vetë tentuan të vrasin veten.

Attawapiskat First Nation, në Ontario, shënoi 28 përpjekje për vetëvrasje në mars, ndërsa nga shtatori numri i tyre llogaritet në mbi 100.

Niveli i varfërisë së 1.4 milion indigjenëve të Kanadasë konsiderohet mjaft i lartë. Edhe pritshmëritë e tyre janë gjithashtu nën mesataren kanadeze.

Bruce Shisheesh, kryetar i komunitetit, deklaroi se 11 persona u përpoqën t’i jepnin fund jetës vetëm ditën e shtunë, duke bërë që të regjistrohet një situatë e paprecedentë.

Qeveria e komunitetit First Nation ka ngritur një ekip të posaçëm për të hetuar mbi ngjarjen, bëjnë të ditur mediat kanadeze.

Ndërsa Agjencia Federale e Shëndetit në Kanada bëri me dije se ka dërguar drejt komunitetit të indigjenëve dy specialistë të shëndetit mendor, pjesë e grupit të posaçëm.

Charlie Angus, një deputet i zonës, deklaroi se, “kjo është një krizë sistematike që po përhapet në shumë komunitete”. “Dhe deri tani nuk ka patur një përgjigje serioze nga ana e qeverisë”, deklaroi Angus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.