Ekspozita

“E-mages” / Ekspozita e parë personale e Helidon Gjergjit

Helidon-Gjergji-519x350Në Galerinë Kombëtare të Arteve , sot në mbrëmje ora 19.00, do të çelet ekspozita e quajtur “E-mages” e artistit të ri Helidon Gjergji, qe vjen si ekspozita e parë personale e artistit në GKA.

Projekti i artistit Gjergji për GKA konsiston sipas tij në një “Video-projeksion imazhesh të sjella nga Ketevan Geladze, nëna e Stalinit, “e cila” ka përzgjedhur disa fotografi prej albumeve të saja të familjes (me një sensibilitet të përshtatshëm për rrjetet sociale) dhe i ka ndërthurur në mënyrë elegante duke i shoqëruar edhe me një vals nga Shostakovitch (të orkestruar nga Andrea Rieu).”

Kjo video, e ideuar sipas artistit Gjergji si “një matrioshka (kukull) ruse hiper–reale”, projektohet fillimisht mbi një pasqyrë të thyer e më pas pasqyrohet e copëzuar në mur.

Helidon Gjergji ka lindur më 1970 dhe është diplomuar në Akademinë e Arteve, Tiranë, në vitin 1994, në Akademinë e Arteve të Bukura të Napolit në vitin 1996 dhe ka një Master për Artet Pamore nga Universiteti Northwestern në Çikago, SHBA.

Nga viti 2004 jeton dhe punon në Nju Jork.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 24 gusht.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button