Home / roze / Megan Fox sërish shtatzënë, por kush është babai?

Megan Fox sërish shtatzënë, por kush është babai?

Në gushtin e kaluar njoftoi ndarjen nga Brian Austin Green, bashkëshorti i saj prej 5 vitesh, me të cilin ka edhe dy fëmijë, por kjo nuk e ka penguar që të bëhet nënë për herë të tretë.

Megan Fox tregoi barkun e fryrë mbrëmjen e së hënës në CinemaCon në Las Vegas. Vetë aktorja 29-vjeçare nuk ka konfirmuar lajmin, por as e ka mohuar atë.

Fox njoftoi në muajin gusht ndarjen nga bashkëshorti i saj 42-vjeçar, Austin Green. Shkak i ndarjes në atë kohë u përfol në media se ishte dëshira e aktores për të vazhduar karrierën e saj në kinema, dëshirë që nuk gjeti miratimin nga Austin.

Megjithatë, kërkesa e divorcit është ende në shqyrtim nga gjykata, që nuk ka dalë me një vendim përfundimtar, ndërkohë që Megan dhe Austin janë fotografuar në mars të këtij viti në shoqërinë e njëri-tjetrit pa praninë e fëmijëve…ku ndoshta kanë ngjizur fëmijën e tretë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: