Home / Moda / Fendi do të festojë përvjetorin e 90-të në Romë

Fendi do të festojë përvjetorin e 90-të në Romë

Fendi do të festojë përvjetorin e 90-të me një shfaqje që do të organizohet në Romë.  Eventi do të realizohet më 7 korrik. Fendi hapi butikun e parë në vitin 1926 (në rrugën Plebiscito, Romë) me një punëtori të vogël  të specializuar në përpunim gëzofi dhe sot është i vetmi emërtim në mbarë botën luksoze në këtë fushë.

“Një shfaqje e modës në Romë është mënyra më e mirë për të festuar përvjetorin e 90- të Fendi, pasi ajo shpreh rrënjët tona dhe ADN-në, duke transmetuar krijimtarinë e guximshme dhe zejtarinë e gëzofit”, thotë Pietro Beccari, kryetar dhe CEO i Fendi-it.

“Roma është një qytet magjik me vlera të përjetëshme dhe përfaqëson vlerat e Fendi-t, traditën dhe mbrojtjen historike, ndërsa shohim drejt së ardhmes.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: