Sporti

Champions, Real dhe City në gjysmëfinale

Real Madrid dhe Manchester City janë dy gjysmëfinalistët e parë të Champions League. Madrilenët përmbysën gjithçka në “Santiago Bernabeu” duke fituar 3-0 pasi kishin humbur 2-0 ndeshjen e parë, ndërsa anglezët mundën 1-0 Paris Saint Germain.
Cristiano Ronaldo ishte heroi i Realit me 3 golat e tij (16’, 17’ dhe 77’), ndërsa goli i fitores për Cityn u shënua nga belgu De Bruyne.
Nesër do të luhen çerekfinalet e tjera: Atletico Madrid-Barcelona dhe Benfica-Bayern Munchen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button