Home / Bota / Kievi pezullon ofensivën në lindje të vendit

Kievi pezullon ofensivën në lindje të vendit

aaa318Forcat e armatosura të Ukrainës njoftuan pezullimin e ofensivës në lindje për një ditë për të lejuar ekspertët ndërkombëtarë të shkojnë në vendin e aksident të avionit malajzian, MH17 që u rrëzua më 17 korrik dhe ku humbën jetën 298 persona, në rajonin e Donetskut. Vendimi vjen nga Kievi, ku sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon e ka parë të nevojshme të ndalojë luftimet në zonën në të cilën ndodhen rrënojat e avionit. Ushtarët ukrainas janë në dijeni që autoritetet ukrainase kanë pezulluar ofensivën, por janë gati t’u përgjigjen zjarrit në rast se ka sulme në vendndodhjen e tyre

Leave a Reply

%d bloggers like this: