Home / Parlamentare / Luan Rama: Siguria kombëtare e lidhur me sigurinë politike

Luan Rama: Siguria kombëtare e lidhur me sigurinë politike

Deputeti-Luan-Rama-gjate-seances-se-sotme-parlamentare-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-466x350 Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Luan Rama, vlerësoi sot në Kuvend dokumentin e strategjisë së sigurisë kombëtare, duke theksuar se ajo është e lidhur dhe me sigurinë poliitke dhe ekonomike të vendit.
Gjatë diskutimit të draftit në seancë plenare, deputeti Rama tha se sot në botë siguria kombëtare merr një rëndësi të veçantë, pasi ajo nuk shihet e lidhur vetëm me sigurinë e brendshme apo të jashtme, por konsiderohet një proces i lidhur me qytetarët. Nisur nga kjo, shtoi ai, në seancën e sotme duhet të ishte e pranishme dhe opozita.
Rama vlerësoi seriozitetin e Kuvendit në shqyrtimin e këtij dokumenti, duke e konsideruar një qasje të re e të përgjegjshmërisë ndaj çështjes së sigurisë kombëtare, ndërsa vërejti se ky dokument ka mbetur në periferi të vëmendjes mediatike.
“Sot me termin siguri kombëtare nuk nënkuptohet ai tradicionali që lidhet me fushën ushtarake, por kjo ka një shtrirje më të gjerë pasi lidhet dhe me sigurinë politike dhe ekonomike. Ndaj strategjia e sigurisë kombëtare sot është një dokument kornizë që një vend ofron për shtetin dhe qytetarët e vet”, tha deputeti Rama në Kuvend.

Leave a Reply

%d bloggers like this: