Home / Europa / Çeki, aksidenti më i çuditshëm rrugor

Çeki, aksidenti më i çuditshëm rrugor

Një oficer policie përballet me akuzën e të drejtuarit të mjetit në gjendje të dehur, pasi përplasi të paktën 51 makina të parkuar në një prej rrugëve të Pragës.

Lajmi bëhet i ditur nga një zëdhënëse e policisë çeke, dhënë për “Czech Television”.

Policia ka arrestuar menjëherë oficerin, edhe pse ai është përpjekur të largohet nga vendngjarja, shton më tej agjencia e lajmeve “CTK”.

Megjithatë, e rëndësishme është të thuhet se asnjë i plagosur nuk është raportuar. Sipas medieve, oficeri ishte në pritje të një vendimi gjyqësor mbi një tjetër aksident të shkaktuar vitin e kaluar, e për këtë arsye ishte edhe i pezulluar nga puna.

Leave a Reply

%d bloggers like this: