Home / Parlamentare / Kryemadhi: Reforma e sistemit të pensioneve, domosdoshmëri

Kryemadhi: Reforma e sistemit të pensioneve, domosdoshmëri

Monika-Kryemadhi-Foto-Albert-Myftaraj-ATSH-466x350Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi në seancën plenare të së enjtes se reformimi i sistemit të pensioneve është domosdoshmëri. Duke folur në emër të grupit parlamentar të LSI-së për p/ligjin për sigurimet shoqërore, Kryemadhi tha se ka ardhur koha për të bërë reformimin e sistemeve të pensioneve, për të cilin është e domosdoshme të gjendet një zgjidhje, për të siguruar pensione të kënaqshme për ata që derdhin kontribute në vendet e tyre të punës. Kryemadhi vlerësoi edhe futjen e pensionit social. Sipas saj, kjo tregon vëmendjen e shtetit ndaj shtresave në nevojë. Ndërkohë, në emër të grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Anastas Angjeli vlerësoi p/ligjin, përmes të cilit, tha ai, përveç rritjes graduale të moshës së pensionit, ndërmerr masa për reduktimin gradual të defiçitit, përmes rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe formalizimit të ekonomisë. Skema aktuale, tha Angjeli, po shkon drejt falimentimit, ndërsa defiçiti sa vjen e rritet. Ndaj, vijoi ai, reforma është e vetmja rrugë për të shpëtuar sistemin. “Nevojiten reforma për të çminuar minat me sahat të lëna në ekonomi dhe në financat e Shqipërisë, si borxhi publik, papunësia sistemi energjitik deri te sistemin i sigurimeve shoqërore”, tha Angjeli.

Leave a Reply

%d bloggers like this: