Rajoni

Serbi – Dy të vdekur nga moti i keq

aaa312Moti i keq që vazhdon prej ditësh mbi një pjesë të madhe të territorit të Serbisë, me stuhi të dhunshme, breshër dhe erëra të forta kanë shkaktuar deri tani dy të vdekur. Viktima e parë është gjetur në jug të vendit, ku një pensionist ka vdekur gjatë rrëzimit të shtëpisë së tij gjatë një stuhie të fortë ere dhe shiu. Ndërsa një grua 41-vjeçare humbi jetën në një fshat, pranë Valjevos, që u përfshi nga ujërat e një përroi. Stuhitë e dhunshme të tipit tropikal shkatërruan për ditë të tëra të gjithë vendin ballkanik duke përfshirë edhe kryeqytetin Beograd, ku zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit kanë ndërhyrë disa herë. Dy muaj më parë, Serbia u prek nga përmbytje shkatërruese, më të rëndat në 100 vitet e fundit, me një bilanc me më shumë se 50 të vdekur dhe me një humbje të buxhetit për më shumë se 1,5 miliardë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button