MaqedoniaRajoni

Uashingtoni thellësisht i shqetësuar për gjendjen në Maqedoni pas vendimit të Ivanovit

Zyra e zëvendëssekretarit të Shtetit dhe zëdhënës i State Departament-it John Kirby e ka thirrur presidentin maqedonas Gjorge Ivanov që ta tërheqë vendimin për abolimin e politikanëve të cilët janë nën hetime nga Prokuroria Speciale Publike, njofton Expressi.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të brengosura pas vendimit të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për abolimin e personave që janë objekt i hetimeve, e në lidhje me skandalin e përgjimeve. Në rast se ky vendim implementohet, kjo do të thotë mbrojtje e zyrtarëve të korruptuar, si dhe mohim  drejtësisë për popullin e Maqedonisë. Njëkohësisht, kjo do të thotë rrënim i mëtejshëm i sundimit të drejtësisë në Maqedoni, i integritetit të institucioneve juridike maqedonase dhe kredibilitetit të përcaktimit të liderëve ndaj vlerave fundamentale të NATO-s dhe BE-së.

Si miq të Maqedonisë, SHBA-të i bëjnë thirrje të fuqishme presidentit Ivanov që ta rishqyrtojë vendimin e tij dhe t’i lejojë Prokurorisë Speciale Publike, të formuar si pjesë e Marrëveshjes së Përzhinos, që t’i hetojë pohimet serioze për veprime të paligjshme nga ana e Qeverisë dhe t’u lejojë gjykatave që ta kryejnë punën e vet. Gjithashtu, e inkurajojmë Qeverinë aktuale deh partitë politike që të vazhdojnë të punojnë drejt zbatimit të reformave që do t’i forcojnë institucionet demokratike dhe do ta kthejnë Maqedoninë në rrugën e zgjedhjeve kredibile dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet në komunikatën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button