Sporti

Natë e tmerrshme për Messin, triumfon Atletiko 2-0, eleminohet Barcelona

Leo Messi ka kaluar një tjetër natë të tmerrshme kundër Atletico Madridit. Barcelona është eliminuar nga Atletico Madrid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve me rezultat të përgjithshëm 3:2. Leo Messi edhe një herë tjetër nuk ishte në formë, madje nuk ka pasur asnjë gjuajtje në drejtim të portës së Atleticos. Për herë të fundit kur diçka e tillë i kishte ndodhur Messit ishte viti 2014, pikërisht kundër Atleticos.

NdersaAntonie Griezmann insiston se Atletico Madrid e meritoi gjysmëfinalen. Heroi i Atletico Madridit, Antonie Griezmann shënoi dy gola në fitoren 2:0 kundër Barcelonës për të kuluar skuadrën e tij në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Griezmann pas ndeshjes tha se ata punuan shumë dhe merituan kualifikimin. “Ne e dinim se do të jetë e vështirë. Ne punuam shumë në defensivë dhe merituam të kualifikohemi”, tha Griezmann pas ndeshjes.

Por Barcelonës i është mohuar një penallti e pastër në fund të ndeshjes kur Diego Godin e ka prekur topin me dorë. Edhe pse shihej shumë qartë se Godin e preku topin, gjyqtari i takimit Nicola Rizzoli nuk akordoi penallti dhe kështu Barcelona u mposht 2:0 dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button