Home / Bota / G7: Nëse Rusia nuk ndryshon kurs, gati sanksionet e reja

G7: Nëse Rusia nuk ndryshon kurs, gati sanksionet e reja

aaa314 Nëse Moska nuk ndryshon kurs, nuk tërheq mbështetjen e saj për grupet proruse në Ukrainë dhe nuk punon për një zgjidhje paqësore të krizës, atëhere vendet e G7-s janë gati për sanksione të reja kundër saj. Në një deklaratë të përbashkët nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ripohojnë shqetësimin e tyre të thellë për qëndrimin e Rusisë i projektuar për të minuar sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë e Ukrainës. Ato konfirmojnë
se aneksimi i Krimesë është i papranueshme dhe një shkelje e ligjeve ndërkombëtare. G7-a gjithashtu dënon të shtënat kudër avionit malajzian të cilat rezultuan me vdekjen e 298 personave të pafajshëm dhe kërkojnë nisjen e një hetimi të menjëhershëm, të pavarur dhe transparent.

Leave a Reply

%d bloggers like this: