Ekonomia

Qeveria shpall 11 sfidat për thithjen e investimeve, nuk përkojnë me shqetësimet e investitorëve

Qeveria shqiptare ka bërë gati një plan veprimi të posaçëm se si do të përmirësohet klima e biznesit për investimet e huaja, teksa dhomat e huaja të tregtisë janë në kulmin e acarimit për ambientin e papërshtatshëm të biznesit në Shqipëri.

Në dokumentin Kombëtar të Zhvillimit për pesë vitet ne vijim, qeveria pranon se Shqipëria ka një renditje të ulët në krahasim me rajonin për investimet. Por për të përmirësuar situatën janë prioritizuar rreth 11 veprime në favor të investimeve, porse ato nuk përkojnë me shqetësimet që kanë ngritur dhomat e huaja të tregtisë në Tiranë.

Sipas planit të qeverisë ndryshimet kryesore në këtë sektor në periudhën e planifikuar në SKZHI-II (2015-2010) përfshijnë nevojën për:

(1) thjeshtimin e mëtejshëm të procedurave të futjes në treg/fillimit të një biznesi;
(2) pakësimin e kohës së kërkuar për lëshimin e lejeve të ndërtimit;
(3) rritjen e mundësisë së furnizimit me energji elektrike;
(4) uljen e numrit të ditëve dhe thjeshtimin e procedurave të regjistrimit të aktiveve;
(5) heqjen e zakoneve të lidhura me burokracinë;
(6) realizimin më të mirë të kontratave; (
7) përmirësimin e politikave dhe procedurave të falimentimit;
(8) përmirësimin e konkurrueshmërisë së produkteve dhe shërbimeve;
(9) zhvillimin e burimeve njerëzore që nxisin novacionet;
(10) forcimin e kapaciteteve teknologjike dhe zbatimin e Teknologjisë së informacionit dhe Komunikimit (TIK
(11) Vëmendje më të madhe zbatimit të masave të Shoqatës së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) dhe marrëveshjeve të tjera të integrimit të tregtisë të nënshkruara nga Shqipëria, ku kërkohet një shkallë e lartë bashkëpunimi ndërministror.

Ndërsa Dhoma e Tregtisë dhe industrisë Gjermane një ditë më parë, konsideroi problematika të tjera të tilla si trajtimi jo i duhur fiskal dhe ligjor, mosrespektimi i kontratave, paqëndrueshmëria e administratës publike etj, të cilat e kanë bërë Shqipërinë për bizneset gjermane si vendin më pak atraktiv për biznes ndër 20 vende në zhvillim të Europës Lindore.
Qeveria në strategjinë e saj për investimet synon diversifikim dhe orientimin e prodhimit të ekonomisë drejt eksporteve të mallrave dhe shërbimeve me një vlerë më të shtuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button