Home / Bota / Amerika / Obama: Shtetin Islamik e kemi vënë në difensivë

Obama: Shtetin Islamik e kemi vënë në difensivë

Shtetin Islamik e kemi shtyrë në mbrojte, deklaroi presidenti amerikan Barack Obama, që pretendon se ka progres në luftën kundër militantëve të egër të ISIS, pavarësisht trazirave politike në Irak e një ripërtëritjeje të dhunës në Siri.

“Sot, në territorin e Irakut dhe atë të Sirisë, ISIS-i është në difensivë. Koalicioni ynë 66-anëtarësh, përfshirë partnerët arabë, është në mësymje të plotë. Është momenti ynë dhe nuk kemi ndërmend ta lëmë të na shpëtojë. Ne vazhdojmë t’i eleminojmë një e nga një liderët e tyre, komandantët e tyre dhe të gjithë ata që komplotojnë për sulme terroriste. Kanë qenë muaj të këqinj këta të fundit për udhëheqjen e ISIS-it”, deklaroi Obama.

Presidenti amerikan nuk foli megjithatë për hapa të rinj dhe nuk dha detaje mbi mënyrën sesi e ka përshkallëzuar Amerika luftën kundër grupit terrorist.

Mendohet se Pentagoni po kërkon mënyra për rritjen e mbështetjes ushtarake, përfshirë këtu gjasat e një shtimi të forcave amerikane apo nivelit të pajisjeve të përdorura në misionet luftarake të drejtuara nga irakenët.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë shtoi sidoqoftë se zgjidhja përfundimtare duhet të jetë ajo diplomatike. “E vetmja rrugë për ta shkatërruar ISIS plotësisht është fundi i luftës civile në Siri, që e ka ushqyer për kaq kohë grupin e dhunshëm xhihadist”, tha Obama.

Leave a Reply

Your email address will not be published.