Ekonomia

OSHEE tender për të blerë mbi 47 mijë matësa

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) synon që deri në qeshor të këtij viti të plotësojë me matës të energjisë 35 mijë familje që sot faturohen aforfe.

OSHEE ben te ditur se se ka hapur proçedura e prokurimit për blerjen e 47 mijë e 500 matësve elektronikë që do të shkojnë fillimisht tek kontigjenti që sot nuk kanë një matës dhe faturohen sipas formulës së miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë.

Pjesa tjetër do të shkojë për zvendësimin e matësve që paraqesin defekt, janë të dëmtuar për arsye të ndryshme ose janë shumë të vjetër.
OSHEE sipas planit që ka edhe me Bankën Botërore për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë ka marrë përsipër që në mes të këtij viti faturimi të bëhet në bazë të energjisë që konsumohet realisht dhe jo në bazë të përllogaritjes aforfe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button