ParlamentarePolitika

Meta: Reformat, kryefjala e mesazhit të Uashingtonit

Mesazhet e mbërritura nga Uashingtoni në vizitën e kryeministrit Edi Rama janë të qarta edhe për kreun e LSI-së, Ilir Meta dhe ato kanë vetëm një kryefjalë; reformat.

“Shba mbështet rrugën e reformave dhe bëjnë thirrje për thellimin e tyre veçanërisht në drejtësi”, deklaroi në një dalje të shkurtër për mediat kreu i Kuvendit.

Meta komentoi edhe rezolutën e Parlamentit Europian, një rezolutë që sipas tij, ngarkon me përgjegjësi politikën shqiptare për të ecur përpara me reformat.

“Mbështes miratimin e rezolutës në PE, që njeh progresin e vazhdueshëm në rrugën e reformave, kërkon zbatimin e tyre dhe është përgjegjësia jonë ta lexojmë ashtu siç duhet dhe që duhet të na bashkoje për të çuar përpara reformat dhe për të lënë menjanë retorikën e panevojshme”, u shpreh ai.

Kreu i Kuvendit përshëndeti gjithashtu edhe vendimin e Partisë Demokratike për t’i dhënë fund qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin.

“Është një vendim me rëndësi për të ecur përpara me reformën në drejtësi dhe që do t’i shërbejë ecjes në rrugën e duhur të reformave”, deklaroi Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button