ParlamentarePolitika

PD ndërpret ‘kushtëzimin’, nga e hëna në komisione dhe Kuvend

Partia Demokratike i ka dhënë fund qëndrimit të kushtëzuar me Kuvendin. Mbledhja e Kryesisë së demokratëve vendosi këtë të premte që të rikthejë normalitetin duke filluar nga dita e hënë.

Sipas këtij vendimi të Kryesisë, demokratët do të rikthehen në Komisionet Parlamentare, ku ndodhen një sërë nismash ligjore për të shqyrtuar së bashku me maxhorancën, më e rëndësishmja prej të cilave mbetet reforma në drejtësi.

Ky vendim, sipas demokratëve, mbërrin pas plotësimit të kërkës së tyre për dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandateve të dy deputetëve të maxhorancës, që opozita i akuzon se kanë shkelur ligjin duke përfituar fonde publike dhe të kërkesës tjetër që lidhej me ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e marrëveshjes me CEZ-in.

Në lidhje me energjinë Kuvendi ngriti në seancën e së enjtes dy komisione hetimore. Opozita do të hetojë rishtetëzimin, maxhoranca do të hetojë privatizimin e OSHEE-së kur në pushtet ndodheshin demokratët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button